Po vazhdon aksioni ” Ta pastrojm Kosovën ” në territorin e Junikut

Në Junik ka filluar aksioni për pastrimin e mbeturinave inerte, plastike etj. Ky aksion është në vazhdën e aksionit të përgjithshëm “Ta pastrojmë Kosovën”. Në këtë aksion janë angazhuar kompanitë private te cilat veprojnë me mjete të mëdha motorike si dhe kompania për pastrimin e mbeturinave. Këtë aksion është duke e përcjell nga afër Inspektorati i Komunës së junikut, drejtor dhe zyrtar komunal. Juniku do të jete shumë i pastër ashtu siç e meriton të jetë prandaj nga sot shpresojmë se do ta mbajmë përgjithmonë të pastër natyrën dhe ambientin më të bukur që ka Kosova, Junikun me rrethinë thuhet në komunikatën e komunës së Junikut. Vendi i cili është caktuar për hedhjen e mbeturinave inerte është vendi ” Llugat e Begut”, prandaj në këtë vend mund të hidhni mbeturinat inerte etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …