Vetëvendosja kërkon shkarkime të drejtuesve të institucioneve pas rastit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni

Vetëvendosja kërkon shkarkime të drejtuesve të institucioneve pas rastit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni

Lëvizja Vetëvendosje kërkon dorëheqje morale apo shkarkime të drejtuesve të institucioneve pas rastit të ndalimit të familjarëve të shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit, në veturën e të cilëve u gjetën armë e drogë. Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, kërkoi Vetting për institucionet e sigurisë. “Kosova ka nevojë jo për reforma në drejtësi, ka nevojë për reforma d.m.th. Vetting në institucionet e sigurisë, Kosova ka nevojë për reforma në AKI dhe Vetting në Polici”, tha Selimi,  Armë e drogë në veturën e babait të shefit të AKI-së, i dyshuar djali i tij “Dorëheqja morale apo shkarkimi nga këto institucione do të bënte fillimin e reformave”, shtoi deputeti, Selimi. “Rastet si i djeshmi, ku djali i shefit të AKI-së kapet me drogë dhe armë nuk është rasti i parë, pasi i kemi parë disa herë, dëshmon se është pasojë e kapjes së shtetit”, tha Selimi. Këto gjëra po ndodhin për shkak të kapjes së shtetit nga krerët kryesorë. Emërimet e zyrtarëve shtetërorë si në siguri dhe drejtësi janë duke e dëshmuar këtë dhe po e përdorin si tortë të shtetit, duke u dakorduar se cili ta mbajë në kontroll AKI-në, cili drejtorinë e përgjithshme apo Prokurorinë e Shtetit madje edhe më thellë, tha deputeti, rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …