Greqia zgjeron zonën kufitare 12 milje në detin e Shqipërisë, por nuk e përmend dot zgjerimin në detin e Turqisë

Greqia zgjeron zonën kufitare 12 milje në detin e Shqipërisë , por nuk e përmend dot zgjerimin në detin e Turqisë

Ankaraja zyrtare  iu ka kundërvënë sërish Athinës, pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili ndërsa dorëzonte mandatin tha se Greqia do të zgjerojë vijën e saj bregdetare nga 6 në 12 milje, duke filluar nga ishulli Otonos e deri në Kythira, e në vazhdim deri në përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejojë zgjerim të ujërave greke në asnjë pjesë të detit, as në Jon dhe as në Egje. Greqia bën shpesh njoftime të tilla për të shkaktuar tensione, apo në një kornizë populiste. Ne nuk preferojmë tensione. Por, nëse Greqia përpiqet të na provokojë, ne reagojmë në mënyrën e duhur dhe i ndalim si gjithnjë ka thënë Çaushoglu.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …