Jixhit Bulut: Një luftë e Greqisë me Turqinë zgjatë vetëm 3-4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë

Jixhit Bulut: Një luftë e Greqisë me Turqinë zgjatë vetëm 3-4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë

Jixhit  Bulut, një prej këshilltarëve kryesorë të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar se një luftë greko-turke do të përfundonte brenda 3-4 orësh në katastrofë për Athinën. Gazeta greke “Protothema” ka publikuar ato që i quan kërcënime të reja të Bulut gjatë një emisioni televiziv në kanalin shtetëror, TRT. Gjatë programit “Analiza e Thellë”, Bulut i kujtoi Athinës se “prezenca ushtarake e Turqisë në Detin Egje është sa 3-fishi i Greqisë. Një luftë e Greqisë me Turqinë përfundon në katastrofë për Greqinë. Zgjat vetëm 3-4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë”. Duke iu referuar një incidenti të javës së kaluar mes fregatës greke e cila ndoqi një anije kërkim-zbulimi turke në Egje, Bulut tha se Athina po nxitej nga fuqitë e mëdha për të sulmuar Turqinë. Madje për këtë Bulut dha edhe emra shtetesh. Sipas tij ishte Izraeli që i siguronte Greqisë informacione të siguruara nga avionët UAV në mënyrë që t’i përdornin kundër anijes turke “Barbaros”.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …