Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Opozita fton seancë me synim që të votohet një rezolutë që do t’i ndalonte Thaçit diskutimet për kufijtë e vendit

LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për këtë të enjte me synimin që të votohet një rezolutë, e cila do t’i ndalonte  kryetarit Thaçi diskutimet për kufijtë e vendit me Serbinë. Por nuk dihet nëse kjo iniciativë do të përkrahet edhe nga partitë e koalicionit qeverisës, të cilat e kundërshtojnë po ashtu idenë e kryetarit. Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje për këtë të enjte (më 1 nëntor) kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit me synimin që të votohet rezoluta, e cila do t’ia ndalonte presidentit të vendit Hashim Thaçit diskutimin për çështjen e kufijve me Serbinë. Por këtë iniciativë të këtyre dy partive nuk është e sigurt nëse do ta mbështesë edhe partia tjetër opozitare, Partia Socialdemokrate e as partitë tjera të koalicionit qeverisës që nuk e mbështesin idenë e Thaçit për kufijtë. Naser Rugova, deputet i LDK-së, i ka thotë se janë duke bërë përpjekje që më 1 nëntor 2018 ta sigurojnë kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e seancës së Kuvendit dhe votimin e rezolutës. Ai është shprehur optimist që edhe deputetë të pozitës do ta përkrahin këtë seancë të jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …