Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar kryetarin e  Hashim Thaçi në Klinikën e Urologjisë në QKUK, i cili sot i

Veseli kërkon përgjegjësi më të madhe shtetërore të gjitha forcave politike në mbrojtje të territorit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli edhe një herë i ka ftuar partitë politike në Kosovë që të bashkohen për mbrojtje të territorit. Derisa ka komentuar kërkesën e grupit Parlamentar të LDK-së për seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar një rezolutë që ia ndalon presidentit të flas për korrigjimin e kufijve, Veseli ka thënë se duhet të kalohen inatet politike. “Sot do të procedojmë në bazë të kërkesës së deputetëve dhe do të ketë seancë të jashtëzakonshme. Edhe nga ky vend i bukur thërras për ndërgjegje më të madhe, për përgjegjësi më të madhe shtetërore të gjitha forcave politike në mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës. Energjia kundër njëri tjetrit duhet të transformohet në energji pozitive për njëri tjetrin edhe një energji e vendosmërisë sonë për Serbinë. Ne kemi vetëm një kundërshtar të pavarësisë sonë, ajo është Serbia. Nuk duhet të gjejmë kundërshtar brenda vetvetes, shpresojmë që të kalojnë inatet edhe kolegët e opozitës, Kosova është e përbashkët”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …