Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Haradinaj shprehet i bindur se në Bashkimin Evropian nuk ka vende që e bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se në Bashkimin Evropian nuk ka vende që do ta bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën. Sipas kreut të ekzekutivit ka vende hezituese. Ai sërish ka përsëritur se para vitit të ri do të ketë lajm pozitiv për vizat. Këto komente ai i bëri pas takimit me kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.“Me vjen mirë që shumë njerëz janë interesuar për liberalizimin e vizave. I lus të gjitha paritë, opozitare, të mos japin mesazhe pesimiste. Nuk është në rregull me thanë mezi po presim të hiqn vizat dhe të vijmë te ju”, deklaroi Haradinaj. “Para ndërrimit të moteve do të marrim lajm të mirë për vizat. S’ka vende bllokuese, ka vende hezituese është çështje politike”. Ndërsa kryetari Ahmeti tha se u janë drejtuar me letër partive socialdemokrate evropian në mënyrë që shtetet e tyre të mbështesin heqjen e vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …