Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ligjëroi para studentëve të Universitetit ISA BOLETINI në Mitrovicë

Komandanti i FSK-së gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, priti në vizitë shefin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Eberhard Zorn

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, prit sot, në mjediset e ministrisë, me ceremoni ushtarake shefin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral Eberhard Zorn. Gjeneral Rama dhe gjenerali Zorn si bashku me delegacionet e tyre zhvilluan një takim të përbashkët, ku diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, përkatësisht Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë. Me këtë rast, komandanti i FSK-së duke e falënderuar shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë për kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it, si shtet anëtar i NATO-s, u shpreh se Ministria për FSK dhe FSK-ja, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit, kanë marrëdhënie shumë të mira me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe se këto marrëdhënie do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, u shpreh gjeneral Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Menderes Ibra: Të mos humbësh kohën

Menderes Ibra: Prerja ilegale e pyjeve vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore të sektorit të pylltarisë në Kosovë

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderes Ibra ka tërhequr vërejtjen për pasojat që …