Pas mandatimit të Albin Kurtit për kryeministër nga kryetari Thaçi, LDK nesër e mbledh Kryesinë e partisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të zhvillohet për çështje të interesit të përbashkët

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një takim  në- Kryesi të partisë, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të zhvillohet për çështje të interesit të përbashkët, dialog të dy shteteve e jo si dialog mes Prishtinës e Beogradit dhe duhet të përfundojë me njohje. Dialogu i deritashëm, do të kërkojmë edhe nga Komisioni Evropian që të jetë dialog mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Dialogu nuk duhet ta va në pikëpyetje shtetësinë dhe  duhet ta vazhdojë brenda kornizës kushtetuese. Kjo marrëveshje duhet të punojë që asnjëra palë të mos e pengojë tjetrën në rrugën evropiane. Ne vlerësojmë se dialogun mund ta vazhdojë një Qeveri e shumicës. LDK vazhdon të qëndrojë pranë bindjes se institucionet e tanishme nuk mund ta bartin këtë proces as qeveria e as presidenti. Qeveria nuk e ka shumicën derisa presidenti nuk ka legjitimitetin. Si LDK do të jemi të gatshëm vetëm kur të legjitimohen institucionet përmes votës, zgjedhje duhet të ketë sa më parë. Ndryshimi i kufijve nuk vjen fare në shprehje e as pushteti i tretë”, tha Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …