Kryesia e Kuvendit ka shqyrtuar një varg kërkesash dhe propozimesh

Kryesia e Kuvendit ka shqyrtuar një varg kërkesash dhe propozimesh

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga kryekuvendari, Kadri Veseli, vendosi që seanca e jashtëzakonshme, sipas kërkesës së 42 deputetëve nënshkrues, të mbahet të mërkurën,  më 31 tetor, duke filluar  në orën 10.00. Kryesia vlerësoi se kërkesa i plotëson kushtet formale, ndërkaq, temë e debatit do të jetë: angazhimi i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi  lidhur me përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pas përfundimit të këtij debati, Kuvendi do të vijojë punimet, përkatësisht, votimin e pikave të mbetura nga seancat e nisura më, 13 dhe 14 shtator, si dhe të asaj më 15 tetor, për të vijuar më pas, edhe me vazhdimin e seancës së 18, 19 dhe 25 tetor. Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar  një varg kërkesash dhe propozime drejtuar Kryesisë së Kuvendit.    ​

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …