Bashkimi Europian nuk mund të jetë në gjendje të heqë ndryshimin e orës dy herë në vit nga viti i ardhshëm

Bashkimi Europian nuk mund të jetë në gjendje të heq ndryshimin e orës dy herë në vit nga viti i ardhshëm

Bashkimi Europian nuk ka gjasa të jetë në gjendje të heq ndryshimin e orës dy herë në vit, vitin e ardhshëm, sepse ka nevojë për më shumë kohë për të zgjidhur disa rezerva të brendshme, tha ministri austriak i Transporteve, Norbert Hofer. Shtetet anëtare të BE dhe Parlamenti Europian duhet të miratojnë dhe aprovojnë këtë reformë përfundimtare. Shtetet anëtare pastaj do të vendosin nëse duan të konvertohen në kohën e kursimeve të ditës ose kohën standarde gjatë gjithë vitit. Komisionerja e BE për Trasportet, Violeta Bulc, ministrat si dhe disa zyrtarë të tjerë thonë se është e nevojshme për një afat më të gjatë kohor për të vendosur, përcjell Atsh. “Është e nevojshme të gjejmë një kompromis”, u tha gazetarëve ministri austriak i Transportit, Norbert Hofer. ”Dy ose tre vende nuk duan të fusin ndryshime në 2019 për shkak të përgatitjeve teknike në trafikun ajror dhe në fusha të tjera që mund të zgjasin 18 muaj”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …