Ministri Reçica: MPMS tashmë ka nisur adresimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit

Ministri Reçica: MPMS tashmë ka nisur adresimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka raportuar sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, me ç’rast e ka bërë të ditur se ministria që ai e drejton ka nisur adresimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit. “Sot raportova para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në lidhje me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2017. MPMS tashmë ka nisur adresimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit të evidentuara në raportin auditues, përçka edhe kemi hartuar Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditimit ku janë adresuar të gjitha veprimet nga personat përgjegjës, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit dhe administrimit të proceseve brenda MPMS-së. Një qeverisje sa më transparente duke respektuar legjislacionin në fuqi është obligim i yni parësor”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …