Aleksander Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Aleksander Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Ai i ka bërë këto komente pas një takimi në Beograd me udhëheqësit e Listës Serbe, e cila është partia kryesore e serbëve në Kosovë. “Edhe një herë, u bëj thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e saj. Publikisht dhe hapur, u bëj thirrje që të mos marrin pjesë sepse Kosova po e formon atë ushtri për asgjë tjetër përveçse t’i shfrytëzojë ata serbë që një ditë të qëllojnë mbi serbët. U bëj thirrje serbëve të mos u ndihmojnë atyre në këtë punë të pistë”, ka deklaruar ai. Vuçiq po ashtu ka thënë se në 18 muajt e ardhshëm do të ndajë mbi 50 milionë euro për objektet infrastrukturore në Kosovë. “Do të fillojmë ndërtimin e Qendrës Klinike në Graçanicë. Do të ndërtojmë qendra turistike, do të investojmë në rrugë, infrastukturë dhe furnizim me ujë”, ka thënë Vuçiq. Kryetari serb, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe ministrat e Qeverisë serbe janë takuar me një delegacion të serbëve të Kosovës, të udhëhequr nga Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …