Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së zhvilloi takim me udhëheqësit në MFSK-së

Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së zhvilloi takim me udhëheqësit në MFSK-së

Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së zhvilloi takim me udhëheqësit në Ministrinë e FSK-së Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës z. Rrustem Berisha dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në ministri deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, në krye me deputetin z. Haxhi Shala, kryetar i Komisionit. Në takimin e përbashkët të deputetëve të Komisionit të Parlamentit të Kosovës dhe krerëve të Ministrisë dhe FSK-së ishin të pranishëm edhe drejtori dhe zëvendës drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK dhe FSK.  Fillimisht ministri Berisha falënderoi të gjithë deputetët pa dallime partiake, për përkrahjen dhe votimin që i kanë bërë në parlament leximit të parë të pakos së projektligjeve për  FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Në këtë takim informues u bënë prezantime më të hollësishme për pikat konkrete se ku do të ketë ndryshime thelbësore si dhe u prezantuan fazat e zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së me mision të ri.

Nga deputetët u parashtruan pyetje të ndryshme  dhe me interes në të cilat dhanë shpjegimet e tyre ministri, komandanti i FSK-së dhe specialistët e fushës.  Deputetët shprehën falënderimin  për mundësinë e dhënë që për pika të ndryshme të projektligjeve të diskutohet  konkretisht dhe nga afër.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …