Haradinaj: Qëllimi i kalimit të Forcës së Sigurisë së ushtri kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global

Haradinaj: Qëllimi i kalimit të Forcës së Sigurisë së ushtri kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global

Është mbajtur ceremonia e hapjes së seancës së parë të Konferencës “FSK dhe Partnerët” që është organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në këtë takim i pranishëm ishte kryeministri Ramush Haradinaj i cili theksoi gatishmërinë e FSK-së për t’u shndërruar në Ushtri. Gjithashtu z. Haradinaj tha se ky tranzicion i Forcës së Sigurisë është legjitim, demokratik dhe proces gradual. “Mendoj që është e rëndësishme të theksoj që tranzicioni i FSK-së është një kapitull i ri që vetëm do të thellojë partneritetin tonë. Tranzicioni i FSK-së është legjitim, demokratik si dhe proces gradual. Qëllimi i kalimit të Forcës së Sigurisë së ushtri kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global. Kjo dëshmon pjekurinë dhe vendosmërinë për më shumë përgjegjësi së bashku. Pa dyshim tranzicioni do të sigurojë multietnicitetin dhe profesionalitetin edhe pse multietniciteti jonë është kërcënuar nga akte të dhunës që janë të papranueshme dhe dua të falënderoj çdo institucion që zëshëm ka dënuar këto kërcënime ndaj njerëzve të pafajshëm dhe familjeve të anëtarëve të e një organizate të vendit tonë, do të vazhdojmë t’ju ofrojmë të rinjve serbë rolin e tyre në forcën tonë. Dua të theksoj që FSK nuk do të zëvendësojë KFOR-in, sepse e ka rolin e vet, as nuk do të zëvendësojë NATO-n, ata janë të mirëpritur të qëndrojnë përgjithmonë këtu. Do të thoja që kurdo që ju jeni gati, Kosova është gati për tranzicion, pasi që ju na keni ndihmuar në trajnim e përgatitje”, ka thënë kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …