Vazhdon bashkëpunimi ndërmjet Kontingjentit Turk të KFOR-it dhe Komunës së Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune pjesëtarë të Kontingjentit Turk të KFOR-it Safa Çagri Yilmaz dhe Baus Hasan Karabulut. Kryetari Suma dhe ushtarakët Turk biseduan lidhur me mundësinë që pjesëtarë të njësisë së Xhenios nga Kontingjenti Turk i KFOR-it ta ndihmojnë komunën e Hanit të Elezit në realizimin e ndonjë projekti të infrastrukturës publike. Kryetari Suma, përmes mysafirëve falënderoi Kontingjentin Turk të KFOR-it për bashkëpunimin shumë të mirë dhe shumëvjeçarë duke theksuar realizimin e disa projekteve të infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë. Palët u dakorduan që së shpejti të realizojnë edhe një takim të përbashkët për të konkretizuar bashkëpunimin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Malishevës ka nisur dëgjimet publike për hartimin e Projektbuxhetit 2027-2029

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka nisur ciklin e dëgjimeve publike …