leoni

Ragmi Mustafa: Më datë 10 nëntor organizohet marshi mbështetës për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën

Ragmi Mustafa: Më datë 10 nëntor organizohet marshi mbështetës për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Kosovën Lindore,  Ragmi Mustafa përmes një postimi në rrjetin social e ka bërë të ditur se më datë 10 nëntor në Prishtinë, shoqata “Çamëria” në Kosovë organizon marshin mbështetës për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën. “Të shtunën më datë 10 nëntor, shoqata “Çamëria” në Kosovë organizon marshin mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. Tubimi i shqiptarëve përkrahës të këtij manifestimi paqësori është para Bibliotekës Kombetare në Prishtinë nga ora 11:00 prej ku edhe fillon marshimi në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”. Në këtë tubim, pritet të marrin pjesë shqiptar nga gjitha trojet. Prandaj, EJANI edhe JU, që t’i japim fuqi këtij tubimi madhor! Moto e tubimit do të jet: EDHE PRESHEVA, MEDVEGJA E BUJANOCI JANË KOSOVË”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …