Bekim Jashari: Nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi dhe përkrahja e punëtorëve të vyeshëm

Bekim Jashari: Nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi dhe përkrahja e punëtorëve të vyeshëm

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi dhe përkrahja e punëtorëve të vyeshëm. Kjo pasi që kjo komunë ka firmosur 14 kontratat me fermerët, ku secili prej tyre përfiton 100 m2 apo 1 ari serrë, për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore “Nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi! Këtë po e bëjmë çdo ditë, për t’iu dhënë mundësi punëtorëve të vyeshëm, që nëpërmjet subvencioneve, ata të zhvillohen dhe të rriten si fermerë. Sot kemi nënshkruar 14 kontratat me fermerët e komunës së Skenderajt, ku secili prej tyre përfiton 100 m2 apo 1 ari serrë, për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore. Ky investim është më së i qëlluar, pasi këtë unë e kuptoj kësisoj: ngritja e një serre e barasvlefshme me hapje të një vendi të ri të punës. Pak ditë më parë kemi mbështet blegtorët me makina mjelëse, dhe bletarët me koshere dhe pajisje tjera të nevojshme. Duke i uruar fermerët përfitues, dua që ata pas një kohe t’i kenë shtuar përfitimet dhe punën!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …