Haradinaj: Ne duhet të japim sinjale të mira se jemi njerëz të vetëdijshëm

Haradinaj: Ne duhet të japim sinjale të mira se jemi njerëz të vetëdijshëm

Kryeministri, Ramush Haradinaj, i është bashkuar edhe sot aksionit të pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, që u zhvillua në parkun e Gërmisë, saktësisht në brezin rrugor të këtij lokaliteti. Ai tha se tani e sa vite ka munguar kujdesi për mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet dhe i bërë thirrje kryetarit Shpend Ahmeti dhe komunës që të kujdesen për këto hapësira të cilat u takojnë qytetarëve. “I lus qytetarët që të mos i votojnë ata kryetarë të komunave që nuk kujdesen për hapësirat e përbashkëta publike Nuk bënë te hedhim mbeturina. E kam thënë edhe më herët ne po ankohemi për liberalizim të vizave, por Evropa nuk është kështu. Ne duhet të japim sinjale të mira se jemi njerëz të vetëdijshëm”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, duke shtuar se dikush duhet të jap llogari për këtë gjendje.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …