Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi: S’ka ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Me ftesë të të presidentit francez Emmanuel Macron, kryetari, Hashim Thaçi po qëndron në Francë për të shënuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore. Gjatë konferencës për medie ai ka shfaqur edhe njëherë qëndrimin e tij për të ardhmen e vendit tonë. Ai theksoi se s’do të ketë as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj. Dialogu është për arritje të marrëveshjes paqësore mes Kosovës dhe Serbisë dhe pika e parë e marrëveshjes do të përfshinte njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ka theksuar kryetari, Hahsim Thaçi. Duke folur për dialogun ka bërë të ditur se nuk do të ketë njohje reciproke ndërmjet të vendeve pa i njohur kufijtë. “Nuk ka njohje pa i njohur kufijtë e njëri-tjetrit. Dy komisione kredibile të secilit shtet do të punojnë për demarkimin e kufirit, siç ka ndodh me Maqedoninë dhe Malin e Zi”. Ndërsa duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave ai ka thënë se nuk e kupton dhe nuk e arsyeton asnjë vend të Bashkimit Evropian për rezervat që kanë në procesin e liberalizimit të vizave pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e parashtruara.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …