31 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve të pyjeve në Kaliforni, derisa edhe 200 të tjerë janë ende të zhdukur

31 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve të pyjeve në Kaliforni, derisa edhe 200 të tjerë janë ende të zhdukur

Së paku 31 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve të pyjeve në Kaliforni, derisa edhe 200 persona të tjerë janë ende të pagjetur, kanë njoftuar autoritetet. Këto zjarre njëherësh po konsiderohen më vdekjeprurëset në historinë e Kalifornisë nga viti 1933, kur pati ndodhur një katastrofë në Parkun Griffith në Llos Angjelles. Është vlerësuar që rreth 250,000 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i ikur zjarrit. Me rritjen e shpejtësisë së erës, çka kërcënon rritjen e zjarreve, guvernatori, Jerry Brown i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ashtu që të ketë më shumë fonde federale të ndara për ngjarje të tilla. Kjo thirrje ka arritur një ditë pasi Trump ka kërcënuar me ndalim të fondeve për Kaliforninë, duke fajësuar menaxhimin e keq për nisje të zjarreve. Ekipet e shpëtimet kanë njoftuar se rreth 6,700 shtëpi dhe biznese janë djegur në qytetin Paradajs. Ky qytet dhe zonat përreth janë djegur, si pasojë e zjarrit që ka nisur që nga ditë e enjte e javës së kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …