Sahatqija e falënderon ambasadorën Nikki Haley për mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Teuta Sahatqija e falënderon mbështetjen e Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Teuta Sahatqija, konsulle e përgjithshme e Kosovës në New York ka falënderuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley për mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Sahatqija ka falënderuar po ashtu të gjitha ato shtete që mbështesin Kosovën për anëtarësim në Interpol. “Misioni i Kosovës në New York organizoi pritjen dhe prezantimin e kandidatures së Kosovës në Interpol. Ambasadorja e SHBA-së prane KB Shkelqesia e saj Nikki Haley na nderoi me fjalimin e saj të fuqishëm duke kërkuar votën PRO Kosovës më 20 nëntor në Dubai. Prezent ishin shumë ambasadorë dhe diplomatë të huaj. Falenderim i posaçëm diplomatëve tanë Albana Bylykbashi dhe Butrint Ymeri për gjithë organizimin dhe logjistikën e përkryer”, ka shkruar Sahatqija. 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …