Brickos

Mbahet takimi i parë i grupit drejtues dhe punues për hartimin e Planit Emergjent për Komunën e Vitisë

Në Viti janë bërë bashkë përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, në krye me Kryetarin e kësaj Komune Sokol Haliti, dhe përfaqësues të Policës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave, Kryqit të Kuq, të bizneseve, shoqërisë civile dhe të tjerë dhe atë për të hartuar së bashku Planin Emergjent për Komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti kërkoj nga të gjithë që të punojnë me përkushtim në hartimin e këtij plani pasi që sipas tij ai është shumë i rëndësishëm në koordinimin e të gjitha mekanizmave për të vepruar në mënyrë të drejtë në rast të ndonjë rasti emergjent. Përndryshe udhëheqës i grupit drejtues është caktuar Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë kurse grupi punues do ta udhëheq zyrtari komunal Naser Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …