Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë do të marrë kryesimin e Kartës së Adriatikut, pas më pak se dy muaj

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë do të marrë kryesimin e Kartës së Adriatikut, pas më pak se dy muaj

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin në Budvë të Malit të Zi me kryesuesit e Kartës së Adriatikut: Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë dhe SHBA. Ministrja Xhaçka i ftoi homologët e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që të mbështesin nismën e Shqipërisë, për t’i hapur dyert edhe për vende të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. “A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë këtë organizatë dhe të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …