Interpol

Liderët shtetërorë të Kosovës i kanë shtuar përpjekjet e tyre në lobimin për t’u anëtarësuar në Interpol

Liderët shtetërorë kanë shtuar përpjekjet për të lobuar në vende të ndryshme për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qëndruar të mërkurën për vizitë në Finlandë, ku ka marrë mbështetjen e zyrtarëve finlandezë për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të sigurisë, Interpol. Edhe kryeministri Ramush Haradinaj në fund të javës do të shkojë në Austri për të lobuar që vendi ynë të bëhet pjesë e Interpolit.  Po ashtu edhe kryetari Hashim Thaçi ka bërë me dije se ka marrë konfirmimin e Turqisë e cila do të angazhohet te 17 vende për përkrahje të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …