Scott: Kosova e Serbia të tregojnë fleksibilitet në arritjen e një zgjidhjeje që do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon

Scott: Kosova e Serbia të tregojnë fleksibilitet në arritjen e një zgjidhjeje që do t’i kontribuonte stabilitetit rajonal

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Siç është thënë në komunikatën që e ka transmetuar Shërbimi i Ballkanit i “Radios Evropa e Lirë”, Vuçiq e ka informuar ambasadorin Scott se Prishtina me vënien e taksës mbi prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës, ka shkelur marrëveshjen e tregtisë së lirë në Evropën Qendrore-CEFTA. “Vuçiq ka shprehur kënaqësinë e tij për rritjen e shkëmbimit tregtar të mes të Serbisë dhe SHBA-së, si dhe për rritjen e interesit të kompanive amerikane për investime në Serbi”, është thënë në komunikatë. Scott në anën tjetër u ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të tregojnë fleksibilitet në arritjen e një zgjidhjeje që do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …