Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Ministri Pacolli: Kosova është vendi më i dëshmuar në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka thënë se Kosova është vendi më i dëshmuar në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit. Ai ka thënë se Kosova i ka plotësuar kriteret për të qenë pjesë e cilësdo organizatë ndërkombëtare të sigurisë, duke e përfshirë INTERPOL-in. “Kosova është ndoshta vendi më i dëshmuar në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit. Jemi jashtëzakonisht krenarë që në një periudhë të shkurtër të shtet ndërtimit kemi arritur të ndërtojmë kapacitete të tilla që përbëjnë aleatët kryesor të perëndimit në regjion kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar. Prandaj, Kosova më shumë se kushdo tjetër i ka të plotësuara kriteret për të qenë pjesë e cilësdo organizatë ndërkombëtare të sigurisë, duke e përfshirë INTERPOL-in”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …