Haradinaj: ShBA, NATO dhe KFOR-i janë sinonime të paqes e sigurisë dhe do të jenë përherë të mirëpritura në vendin tonë

Haradinaj: ShBA, NATO dhe KFOR-i janë sinonime të paqes e sigurisë dhe do të jenë përherë të mirëpritura në vendin tonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në Kampin Bondstell me rastin e ndërrimit të komandës, nga Koloneli Nick Duchic tek Kolonel Roy Macaraeg. Ai thotë se ShBA, NATO dhe KFOR-i janë sinonime të paqes e sigurisë dhe do të jenë përherë të mirëpritura në Kosovë “ShBA, NATO, KFOR dhe “Bondsteel” janë sinonime të paqes e sigurisë dhe do të jenë përherë të mirëpritura në vendin tonë. I nderuar të isha pjesëmarrës në ndërrimin e komandës në Kampin “Bondsteel”, nga Koloneli Nick Duchic tek Kolonel Roy Macaraeg. Kolonelin Nick Duchic, me të cilin pata bashkëpunim të shkëlqyer, e nderova me “Hartën e Artë të Kosovës”, për punën e tij të suksseshme në shërbim të stabilitetit dhe paqes, si dhe kontributin e madh në gjithpërfshirjen e institucioneve tona në këtë mision. Kolonelit Macaraeg, mirëseardhje në vendin tonë, në shtëpinë e tij të dytë! Të bekuar që kishim përkrah ushtrinë amerikane në çdo kohë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …