Albin Kurti

Albin Kurti: Kot negocion Hashim Thaçi me Vuçiqin, sepse Kosova nuk mund të heqë dorë nga territori i saj

Kryetari i  Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se Hashim Thaçi kot negocion me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, sepse nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë në llogarinë e tyre, pasi Kosova nuk mund të heqë dorë nga territori i saj. Sipas Kurtit, Thaçi është i vetmuar, nuk e ka përkrahjen e popullit, sikur që nuk e ka as mandatin e Kuvendit për çfarëdo negociatash.“Thaçi e ka humbur edhe kredibilitetin edhe autoritetin.”, ka thënë Kurti në intervistën për “Istinomer”.  Kurti vlerëson se ideja e delimitimit mund të duket tërheqëse për disa rryma brenda BE-së, sepse Serbia duhet ta përmbushë artikullin 35 në negociatat për anëtarësim, që nënkupton definimin e territorit dhe të kufijve, mirëpo që Kosova nuk mund të heqë dorë nga territori i saj dhe nga interesat e saj jetike për shkak të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …