Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës në Austri ka takuar zëvendës presidentin e parë të BERZH-it, Jurgen Rigterink

Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës në Austri ka takuar zëvendës presidentin e parë të BERZH-it, Jurgen Rigterink

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri ka zhvilluar sot një takim me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të kryesuar nga zëvendës presidenti i parë i BERZH-it, Jurgen Rigterink. Ai ka thënë se ujëmbledhësit, trajtimi i ujërave të zeza, rehabilitimi i rrjetit hekurudhor janë projekte me të cilat Kosova do të bashkëpunoj me Bankën Botërore. “Në takim me zëvendës presidentin e parë të BERZH-it, Jurgen Rigterink, u zotuam se do të vazhdojmë bashkëpunimin për projektet tejet të rëndësishme për vendin. Ujëmbledhësit, trajtimi i ujërave të zeza, rehabilitimi i rrjetit hekurudhor Hani i Elezit – Prishtinë, Unaza e Prishtinës, janë disa nga projektet për të cilat Qeveria e Kosovës do të bashkëpunoj ngushtë me Bankën Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim. Në fokus të këtij partneriteti do të jenë edhe shumë projekte të tjera të Komunave, që kanë qenë pjesë e prezantimit të Kosovës në Samitin e BERZH në Shkurt të këtij viti në Londër”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …