leoni

Kocijançiq

Kocijaniçiq: Interpoli është një partner i rëndësishëm i BE-së, por nuk na përket çështja e anëtarësimit të Kosovës

Bashkimi Evropian nuk ka qëndrim rreth dështimit që Kosova të anëtarësohet në Interpol. Në një përgjigje të zëdhënëses së Përfaqësueses së lartë të BE-së rreth kësaj çështjeje, vetëm thuhet se “Çështja i takon shteteve anëtare të organizatës përkatëse ndërkombëtare”. Me asnjë fjalë tjetër nuk i referohen as dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol e as sa mund të ketë kjo ndikim në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera. Por në ketë reagim të BE-së shihet qartë se shqetësimi i vetëm është ndikimi që mund të ketë në dialog. “Interpoli është një partner i rëndësishëm i Bashkimit Evropian. Ne kemi një bashkëpunim pozitiv, përfshirë edhe në fushën e bashkëpunimit policor brenda BE-së, asistencës teknike për shtetet e treta, operacionet në fushën e politikës së përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë, posaçërisht me qëllim të rritjes së bashkëpunimit policor dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Maja Kocijançiq.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …