Vetëvendosje

Vetëvendosja kërkon që kryetari, Thaçi, kryeministri, Haradinaj dhe ministri i Jashtëm, Pacolli të japin dorëheqje

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se kryetari Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, po i kushtojnë shumë Kosovës, duke i lidhur këtë tre liderë me dështimin në anëtarësimin në Interpol. Në një njoftim për media, Vetëvendosje ka thënë që “Kuvendi i Republikës dhe Qeveria e Kosovës duhet që menjëherë t’ia marrin mandatin e Thaçit në aventurën e tij personale me Serbinë pa autorizim, pa legjitimitet dhe pa kompentencë, po ashtu Republika e Kosovës duhet menjëherë të vendosë reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë”. Duke kërkuar dorëheqjen e Thaçit, Pacollit dhe Haradinajt, Vetëvendosja ka saktësuar  se ky do të ishte lajmi që do të gëzonte shumicën e qytetarëve të Kosovës. E vetmja mënyrë si mund ta ndihmojnë ata Kosovën është duke dhënë dorëheqje. Shumica dërrmuese e qytetarëve të vendit tonë, për të mos thënë të gjithë, do të gëzoheshin sonte, sikur në lajmet e mbrëmjes të dëgjonin se Thaçi, Pacolli dhe Haradinaj kanë dhënë dorëheqje”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …