Në Manastir do të mbahet akademi solemne me rastin e 22 Nëntorit- Ditës së Alfabetit Shqip dhe 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Në Manastir do të mbahet akademi solemne me rastin e 22 Nëntorit- Ditës së Alfabetit Shqip

Sot me fillim në orën 15:00, në hapësirat e Muzeut të alfabetit shqip në Manastir do të mbahet akademi solemne me rastin e 22 Nëntorit- Ditës së Alfabetit Shqip dhe 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që e organizon Sekretariati për Çështje Evropiane, në emër të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në akademinë solemne do të marrin pjesë përfaqësues eminentë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia Shqiptare për Studime Albanologjike, Instituti Albanologjik i Kosovës, Instituti i Historisë i Kosovës, dhe më shumë përfaqësues shkencorë, shoqërorë dhe politikë nga Maqedonia. Para fillimit të kësaj ngjarjeje, janë paraparë dhe deklarata për media.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …