Vuçiq

Ngitet tensioni verbal i Beogradit pas vendimit të Kosovës për ngritjen e taksës qind për qind për produktet nga Serbia

Pas vendimit të Kosovës për ngritjen e taksës qind për qind për produktet nga Serbia, Beogradi  ka mbajtur edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Sipas raportimeve të medieve serbe, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq zhvilloi një bisedë me ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe të SHBA-së si dhe aleatët e saj nga Quinti. Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të ndërmerr kurrfarë kundërmasash, meqë, si një partner i besueshëm që është, nuk dëshiron të shkelë as Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, as marrëveshjen e CEFTA-s. Vuçiq pret se para së gjithash vendet e Bashkimit Europian do t’ia bëjnë me dije Prishtinës se janë të papranueshme veprimet e njëanshme, të cilat rrezikojnë përshkallëzimin e konflikteve dhe kërcënojnë paqen në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …