Bekim Jashari

Bekim Jashari: Në tregun në Skenderaj nuk ka vend për produkte që kanë mbishkrime të neveritshme

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë në tregun në Skenderaj nuk ka vend për produkte që kanë mbishkrime të neveritshme. Përpara çdo gjëje, shëndeti i qytetarëve, veçanërisht fëmijëve, është në interesin tonë që si institucione komunale t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e domosdoshme, ta mbrojmë me çdo mënyrë”, ka thënë Jashari. Për këtë qëllim, thotë  Bekim Jashari, u kam dhënë mbështetje të plotë inspektorëve komunalë që të largojnë nga tregu lodrat e fëmijëve në të cilat është konstatuar përmbajtje e rrezikshme për shëndetin. “Edhe produkteve që përbuzin shtetin tonë, me mbishkrime të gërditshme ‘Kosovë e Metohi ’, po u tregohet vendi”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …