Brickos

Limaj: Qeveria Kurti ka rrezikuar rrëzimin që nga fillimi, jemi në këtë gjendje sepse nuk është treguar lidership

Limaj: Veprimin për taksat jemi detyruar ta marrim për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje bizneseve të Kosovës, që të mos e shfrytëzojnë këtë moment për të spekuluar për përfitime individuale, duke e dëmtuar çështjen nacionale dhe qytetarët. Në lidhje me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore 100 për qind ndaj produkteve nga Seria dhe Bosnja, në një intervistë për KosovaPress, Limaj ka thënë se për këtë vendim janë detyruar ta marrin për shkak të sjelljes së vazhdueshme agresive dhe mohuese të Serbisë ndaj Kosovës.   Ai po ashtu ka pohuar se Serbia në vazhdimësi u ka bërë pengesa mallrave të shtetit të Kosovës, ka përdorur fyerje dhe nënçmim ndaj tregtarëve të Kosovës dhe në një situatë të tillë ka qenë e pamundur të mos përgjigjet Kosova. Fatkeqësisht, kjo nuk ka sjellë rezultate dhe ne kemi qenë të detyruar të ndërmarrim masa për të mbrojtur interesin e vendit tonë, dhe për të treguar që Kosova më nuk mund të tolerojë një sjellje të tillë. Mendoj se një sjellje të tillë nuk do të lejonte asnjë shtet normal, mënyrën se si Serbia është sjellë me Kosovën”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …