Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare, premton Kadri Veseli

Kryekuvendari, Kadri Veseli: Nuk do të lejojmë që Kosova të cenohet nga Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vendimet e fundit të shtetit të Kosovës kanë për synim të ndalin destruktivitetin e liderëve institucional të Serbisë kundër Kosovës. Në një konferencë për gazetarë, Kryeparlamentari Veseli theksoi se vendimet e shtetit të Kosovës janë legjitime, legale dhe transparente. Vendimet e institucioneve të Kosovës, sipas Veselit, nuk duhet assesi të interpretohen si vendime të drejtuara ndaj një komuniteti të caktuar. Republika e Serbisë, lidershipi i saj, duhet ta kuptojë se politika e urrejtjes, bllokimit dhe provokimit ndaj Kosovës është duke rrezikuar stabilitetin rajonal. Është kundër frymës së dialogut të proklamuar. Kjo politikë nuk i ndihmon bashkëjetesës mes shqiptarëve, serbëve dhe komuniteteve tjera në Kosovë. Ka ardhur koha që të ndalen provokime të tilla. Veseli premtoi  se nuk do të lejohen  veprime që mund të shkaktojnë pasiguri ose jo stabilitet në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …