Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Avdullah Hoti: Duhet të gjendet rruga që përmes zgjidhjeve të lira t’i japim Kosovës një qeveri stabile

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pret që ditët e ardhshme të gjendet konsensusi për të nxjerrë vendin nga kriza dhe se tema e korrigjimit të kufijve duhet urgjentisht të hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundësohet çdo zyrtari të flasë për kufijtë. Ai  thotë se duhet të gjendet rruga që përmes zgjidhjeve të lira t’i japin Kosovës një qeveri stabile, pasi me shtyrjen e konsolidimit institucional të Kosovës përfitojnë vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë.  “Duhet sa më parë të nxjerrim dialogun nga qorrsokaku ku e ka futur kryetari Thaçi me temën e korrigjimit të kufijve dhe Kryeministri me mos-ushtrimin e përgjegjësisë së tij kushtetuese. Tema e korrigjimit të kufijve duhet urgjentisht të hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundësohet çdo zyrtari të flasë për kufijtë. Në këtë drejtim, ne presim që rezoluta të miratohet në Kuvend dhe të gjitha partitë shqiptare të tregojnë kundërshtimin e tyre për këtë temë me veprime konkrete e jo vetëm me fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …