Thaçi thotë se e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Thaçi thotë se e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Sipas njoftimit për media të Presidencës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi. Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, më të cilin ka biseduar për çështje bilaterale, rajonale dhe më gjerë, bën me dije njoftimi. Sipas këtij njoftimi, Thaçi e ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen e administratës Trump për Kosovën dhe për mbështetjen historike që populli amerikan i ka dhënë popullit të Kosovës. Gjithnjë sipas këtij njoftimi, në këtë takim është biseduar edhe për mandatin e ri të FSK-së, si një forcë shumetnike dhe për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, ku thuhet se kryetari Thaçi, po ashtu, e ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen që i ka dhënë procesit të transformimit të FSK-së në forcë të armatosur. Njoftimi vazhdon duke treguar se presidenti Thaçi dhe sekretari Pompeo, po ashtu, kanë biseduar për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbështetja e SHBA-së, sipas Thaçi, është përcaktues për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe krijimin e një konsensusi më të madh brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas njoftimit, nga ana tjetër, sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me theks të veçantë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Thaçi do të vazhdojë të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Uashington.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …