leoni

Ministri Endrit Shala siguron grante për bizneset në përmirësimin e cilësisë së produkteve vendore

Shala: Patriot është ai që hap vende të punës, konsumon produkte vendore e ndikon në fuqizimin e ekonomisë së vendit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë pjesë sot në hapjen e Konventës së Klubit të Prodhuesve. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi, ku ka shtuar se është kënaqësi të shohësh përkrahjen që po u jipet produkteve vendore nga qytetarët. Sipas Shalës, patriot është ai që hap vende të reja të punës dhe konsumon produkte vendore. “Sot morra pjesë në hapjen e Konventës të Klubit të Prodhuesve. Është kënaqësi kur sheh që përkrahja e produkteve vendore nga ana e qytetarëve ka marr përmasa të jashtëzakonshme. Patriot për mua është ai që sot, hap vende të reja të punës, konsumon produkte vendore, dhe ndikon në fuqizimin e ekonomisë së Kosovës, e më këto ndikon në mos ikjen e të rinjve tanë nga vendi. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e angazhuar shumë që të jetë krah i prodhuesve vendor, duke punuar bashkërisht që Kosovën ta bëjmë model për zhvillim. Po punojmë shumë që të kemi një ekonomi bazuar tek nxitja e investimeve prodhuese dhe tek një vizion i ri për mënyrën se si Kosova mund të shfrytëzojë potencialet që i ka. Konsumatori ynë, partnerët tanë tregtarë, nuk duhet ta kenë asnjë dilemë sa i përket cilësisë së produkteve tona. Prandaj unë kërkova rritjen e cilësisë, e cila ka shumë rëndësi sot, por po ashtu bëj apel tek qytetarët që të konsumojnë produkte vendore”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe Evropa udhëtojnë për protestën mbarëkombëtare në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe vendet e tjera të Evropës kanë udhëtuar për të marrë …