Së shpejti do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit që përfaqëson vetëm opozitën në Shqipëri, Ilir Meta

RKL: Ilir Meta mohon Luftën Antifashiste të Partisë Komuniste Shqiptare dhe kontributin e Enver Hoxhës

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, i zgjedhur në postin e të parit të Shtetit me pazarin politik të kryeministrit, Edi Rama, ka mohuar ta ketë simpatizuar ndonjëherë Enver Hoxhën, ndërsa duke folur për luftën Antifashiste ka thënë se ajo ka filluar shumë më herët, mbase qysh me lindjen e fashizmit në Itali, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete historike, në një bisedë me gazetarucin pervers, Blendi Fevziu. Lufta Antifashiste jo vetëm që nuk ka qenë e Enver Hoxhës, por kur më pyetën një herë dhe fola për De Golin, që Franca sidoqoftë e kishte simbol të rezistencës, dhe më thanë: “Po këtu kush ishte De Goli në Shqipëri, unë thashë: “Ishte Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Më pyetën sërish: “Mos ishte Enver Hoxha? Jo, – i thashë. nuk ishte Enver Hoxha, për arsye sepse nëse rezistenca e Francës ndaj Gjermanisë naziste fillon me De Golin, që krijoi frontin e rezistencës, në Shqipëri kjo rezistencë ka filluar pa u krijua as Partia Komuniste dhe pa u njohur fare Enver Hoxha.

Ilir Meta anashkalon faktin e ekzistencës së grupeve komuniste qysh në vitet 20 të shekullit të kaluar dhe rezistencën heroike të këtyre grupeve dhe forcave antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë. I ngritur në politikë nga krahu i majtë, madje me arrogancë, me sulme fizike kundër kundërshtarëve politikë në Kuvend, i incizuar me kamerë dhe i zënë në flagrancë për një aferë korruptive me 700 milionë euro, ai arriti të behet edhe kryetar i Shtetit, me besimin që ia dha vetëm Edi Rama.   Duke qenë hipokrit politik,  ai bën koalicion me të majtët dhe me të djathtët, vetëm për të marrë poste dhe për të përfituar favoret që sjellë shteti i korruptuar deri në palcë.  Dëmi që këta dy politikanë Ilir Meta dhe Edi Rama ia kanë sjellë së majtës shqiptare do të jetë i pariparueshëm, dhe është dëm më i madh sesa mund t’ i ketë sjellë dëm kësaj force politike, Sali Berisha me të vetët.

 

Ja si ironizonte,  Noli i Madh, në kohën e tij,  figurat e korruptuara, zuzare e qyqare, të cilët mohojnë edhe vetveten

 

Shën Pjetri Ne Mangall

 

Fryn’ e çfryn veriu,

Ngrin, mërdhin i ziu

Dhe mangallit i afrohet

Që të ngrohet.

 

Krishtin brenda e gjykojnë

Dhe pas ligjes e dënojnë,

E goditin dhe e shtyjnë,

E pështyjnë.

 

S’del askush që t’a shpëtonjë,

Roma do t’a kryqësonjë,

Triumfon Legaliteti

Dhe Laneti.

 

Kur e rrahin dhe e tallin

Pjetri ngulet mbi mangallin;

Kur e pa, u-koll këndezi

Nga qymezi.

 

Dhe një shërbëtore i tha:

“Je dhe ti një nga ata!”

Po Shën Pjetri proteston,

E mohon.

 

Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek dorën dhe përdridhet;

Se ç’këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

 

“S’ka e s’ka si heroizma,

Edhe si idealizma,

Po kur dimër del behari

S’ka si zjarri.”

 

-“Nga ata je!”- thot’ ajo,

E mohon Shën Pjetri: -“Jo!

As e njoh, as e kam parë,

Moj e marrë!”

 

Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek mjekrën dhe përdridhet;

Se ç’këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

 

“Shkab’ e shkëmb me poz’ e fjalë,

Se ç’na dolle shkrumb e galë,

Në je trim këtu tregoje,

Shko shpëtoje.”

 

Thot’ajo: -“Je, mos gënje!”

Pjetri e mohon me be:

-“Jo, për Zotin, moj aman,

S’jam e s’jam.”

 

Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek gjuhën dhe përdridhet;

Se ç’këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

 

-“Simon Pjetër, Bar Jona,

Kështu ndahet kjo dynja:

Kryqi andej, këtej buxhaku

Dhe allçaku.

 

Se ç’ e dogje, se ç’ e fike,

Gjel me gjëmb’ e këng’ armike.

Dhe ndërgjegjen se ç’ ia çpove,

Se ç’ia zgjove.

 

Se ç’vajton Shën Pjetri hidhur,

Lesh-lëshuar, duar-lidhur,

Tri her’ e mohoj pa gdhirë,

Faqe-nxirë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …