Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se Kosova është vendi më properëndimor në Evropë, por në të njëjtën kohë është edhe vendi më i margjinalizuara në këtë pjesë të botës. Ai ka thënë se nuk duhet të ketë kompromis në të drejtën tonë për të pasur sovranitet, integritet, për të lëvizur lirshëm e për të qenë të respektuar për vendimet që i marrim. Sipas Lekajt, taksa 100 për qind të vazhdojë derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja. “Kosovën e mbytët me hipokrizi! Është e vërtetë që jemi vendi më properëndimor në Evropë, e ndoshta në botë, por e vërteta tjetër e dhimbshme është se jemi më të margjinalizuarit në këtë pjesë të botës. Deri kur kështu, që disa zyrtarë, burokratë të pandreçshëm, të luajnë me ndjenjat dhe durimin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj? S’duhet të ketë kompromis në të drejtën tonë për të pasur sovranitet, integritet, për të lëvizur lirshëm e për të qenë të respektuar për vendimet që i marrim. Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja. Zotëri Komisionar Hahn, me këto lajme do të ishte më mirë të vinit në Kosovën e pavarur, e jo për të bërë trysni”, ka shkruar Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …