Nën patronatin e kryetarit Thaçi është organizuar Akademi në 20 vjetorin e rënies së Hyzri Tallës dhe bashkëluftëtarëve të tij

U mbajt Akademi Përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së heroit, Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi

Nën përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot është organizuar Akademia Përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së heroit, Hyzri Talla dhe bashkëluftëtarëve të tij, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. Thaçi ka thënë me këtë rast  se para 20 vjetësh, Kosova humbi dy veprimtarë të shquar dhe një intelektual në moshën më të mirë krijuese. Në dekadën e fundit të shekullit njëzet, Kosova hyri në një fazë intensive të dhunës sistematike, ndjekjes, burgosjes dhe vrasjeve të shqiptarëve, të ushtruar nga regjimi okupues i Beogradit.  Për t’iu kundërvënë këtyre masave represive, ai theksoi se shqiptarët e Kosovës përdorën të gjitha mjetet e rezistencës politike dhe qytetare.

“Rezistenca civile, artikulimin më të mirë e arriti përmes organizatës politike dhe ushtarake të dalë nga populli, përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja në radhët e saj bashkoi njerëzit më të përkushtuar dhe më të gatshëm për të luftuar kundër aparatit policor, ushtarak dhe administrativ të Serbisë. Në vitin 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forcuar dhe zgjeruar në gjithë Kosovën. Në ofensivat e verës dhe vjeshtës 1998, UÇK-ja u dëshmua një guerile moderne, e pathyeshme dhe e vendosur në qëllimin madhor, çlirimin e Kosovës. Luftëtarët e lirisë dhe populli ishin bërë një, pavarësisht çmimit dhe sakrificës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …