Zbulohet busti i veprimtarit Halil Mehmetaj në Isniq

Në një vjetorin e ndarjes nga jeta në Isniq të Deçanit zbulohet  busti i veprimtarit  të devotshëm të çështjes  kombëtare, atdhetarit e veteranit të UÇK-së Halil Ramë  Mehmetaj. Të pranishëm ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, deputeti Rasim Selmanaj, veteran e invalid të luftës, familjarë dhe qytetar të shumtë. Për jetën dhe veprën e Halil Mehmetja, kanë fol i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në emër të fshatit Isniq Ismet Kukleci, skulptori Idriz Balani dhe djali i veprimtarit Sokol Mehmetaj. Halil Ramë  Mehmetaj i rritur  një  familje atdhetare e të përndjekur, Halili i cili nuk ju thye kurrë furtunave të kohës, atë burrni që gjithë jetën ia dedikoi kombit e Lirisë. Ato atribute pra e bëjnë atë të veçantë në tri periudha të kohës. Në periudhën e paraluftës që nuk u thye kurrë, atë të luftës çlirimtare dhe periudhën e pasluftës. Në periudhën e pasluftës nuk u thye asnjëherë dhe ishte pjesë e të gjitha veprimtarive atdhetare te kohës. Kur filloi lufta çlirimtare, për të ishte gëzim, sepse tashmë e dinte se pavarësisht  vështirësive dhe sfidave liria do të vinte, duke u shndërruar në një luftëtarë të devotshëm të UÇK-së në vendlindjen e tije. Baca Lil siç e quanim te gjithë aktivitetin e tij në shtetndërtim nuk e pushoi asnjëherë deri në momentin e fundittë jetës. Busti i Hali( Ramë ) Mehmetaj i shkrirë në bronze do të jet vepër për Isniqasit për ta kujtuar gjithmonë.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …