leoni

Ambasadori Kosnett: Marrëdhëniet mes SHBA-së e Kosoëvs nuk krahasohen me marrëdhëniet e shteteve tjera

Ambasadori Kosnett: Marrëdhëniet mes SHBA-së e Kosoëvs nuk krahasohen me marrëdhëniet e shteteve tjera

Kryetari  Thaçi ka thënë se ambasadori Kosnett do të shërbej në një vend me popullatën më pro amerikane në botë. Ambasadori ka shërbyer edhe më herët në Kosovë dhe e njeh Kosovën kështu që vetëm do të vazhdoj me punë. Besoj që së bashku me strukturat atlantike do të realizojmë një agjendë të përbashkët të koordinuar që nënkupton cilësi të mirë me fqinjët, zhvillim ekonomik, rend dhe ligj, të ardhmen atlantike, jetë më të mirë, harmoni mes nesh e para së gjithash një të ardhme më të mirë”, tha ai.

Ambasadori Kosnett ka thënë se marrëdhëniet mes SHBA-së e Kosoëvs nuk krahasohen me marrëdhëniet e shteteve tjera. “Kam shërbyer para 15 viteve në ambasadën amerikane dhe më vjen mirë që po kthehem sërisht për ta parë përparimin që Kosova e ka arritur drejt paqes dhe marrëdhënieve me fqinjët e vendit. Mirëpresim që t’i shohim mundësitë për të punuar me ju, me ministritë përkatëse dhe me popullin. Marrëdhëniet mes SHBA-së e Kosovës janë të tilla që nuk mund të krahasohen në mes të marrëdhënieve të dy shteteve të ndryshme askund nëpër botë. Jam mirënjohës që jam këtu”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …