Veseli: Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi u sakrifikuan për këtë liri, prandaj kujtimi për ta do të jetojë përgjithmonë

Veseli: Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi u sakrifikuan për këtë liri, prandaj kujtimi për ta do të jetojë përgjithmonë

Kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi janë sakrifikuar për këtë liri, prandaj kujtimi për ta do të jetojë përgjithmonë. Ai ka thënë se 20-vjetori i rënies së Hyzriut, Afrimit e Ilirit, e gjen Kosovën para një momenti historik për të ardhmen siç është transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës.“Dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi u sakrifikuan për këtë liri, prandaj kujtimi për ta do të jetoj përgjithmonë, sepse përgjithmonë do të jetoj liria, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës. Ky përvjetor i rënies së Hyzriut, Afrimit, Ilirit e shumë bashkëluftëtarëve dëshmorë, na gjen para një momenti historik për shtetin tonë dhe të ardhmen e tij. Gjatë këtij muaji ne përmbyllim transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …