Ivica Daçiq

Ivica Daçiq: Prej kur kemi filluar bisedimet me Kosovën ka rënë njohja e pavarësisë, disa vende e kanë tërhequr njohjen

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë për mediet në Beograd se qëkur kanë filluar bisedimet Beograd- Prishtinë në Bruksel, Kosovën e kanë njohur vetëm 26 shtete. Ai për këtë medium serb ka folur sërish për ato që ai i quan tërheqje të njohjeve të pavarësisë Kosovës. “Kam premtuar se numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën së shpejti do të bjerë nën 100, e pastaj edhe nën gjysmën e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që i ka 193 anëtarë”, ka thënë ai. Tashmë është fare e qartë se Pranimi i politikanëve të Kosovës për të biseduar me Serbinë, pas shpalljes së verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka qenë gabim fatal, por askush nuk ka dhënë as jep përgjegjësi për këtë akt që ka dëmtuar rënë sovranitetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …