Albin Kurti

Vetëvendosja: Nuk do të mbështesim buxhetin e paraparë për vitin 2019, sepse është vetëm buxhet i shpenzimeve qeveritare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë Vetëvendosja nuk do të mbështet buxhetin e paraparë për vitin e ardhshëm, sepse buxheti i paraparë për vitin 2019 është vetëm buxhet i shpenzimeve qeveritare. Nuk ka ndryshuar orientimi qeveritar. Buxheti i vitit 2019 është buxhet i shpenzimit qeveritar e jo i zhvillimit socio-ekonomik. Është buxhet i shtimit të borxhit. Ekonomia jonë po mbështetet më shumë në importe në krahasim me eksportet. Ne nuk do ta  mbështesim buxhetin e propozuar për vitin 2019. Besojmë që një orë e më parë po të largohet qeveria nga detyra, aq më mirë do të bëhet për popullin e Kosovës ka thënë Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …