Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë për mediet në Beograd se qëkur kanë filluar bisedimet Beograd- Prishtinë në Bruksel, Kosovën e kanë njohur vetëm 26 shtete. Ai për këtë medium serb ka folur sërish për ato që ai i quan tërheqje të njohjeve të pavarësisë Kosovës. “Kam premtuar se numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën së shpejti do të bjerë nën 100, e pastaj edhe nën gjysmën e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që i ka 193 anëtarë”, ka thënë ai. Tashmë është fare e qartë se Pranimi i politikanëve të Kosovës për të biseduar me Serbinë, pas shpalljes së verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka qenë gabim fatal, por askush nuk ka dhënë as jep përgjegjësi për këtë akt që ka dëmtuar rënë sovranitetin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …