Një delegacion i MFSK-së po qëndron në Letoni ku është pritur nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes letoneze

Një delegacion i MFSK-së po qëndron në Letoni ku është pritur nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes letoneze

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman  Rama dhe zëvendës-ministri Burim Ramadani janë pritur në Riga të Letonisë nga sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Jaris Garisons. Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajonin Baltik dhe në Ballkanin Perëndimor, sfidat dhe kërcënimet e ngjashme të sigurisë, kërcënimet asimetrtike dhe hibride, influencën e Rusisë, luftën informative, komunikimin strategjik, sikurse edhe veprimet institucionale e shoqërore për përballjen  me këto kërcënime. Delegacioni i MFSK-së, po ashtu, ka vizituar Bazën Ushtarake Adazi afër Rigas. Ndërsa, në ditën e parë të vizitës dyditore. Komandanti  i FSK-së Rrahman Rama është  pritur në Riga të Letonisë nga Shefi i Mbrojtjes i Letonisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe në Qendrën e Ekselencës të NATO-s për Komunikim Strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …